Volejbollisti rrezikon të vdesë në lojë në mungesë të mjekut, e shpëtojnë bashkëlojtarët

Volejbollisti rrezikon të vdesë në lojë në mungesë të mjekut, e shpëtojnë bashkëlojtarët

21 tetor 2018 21:39

Ndeshja ndërmjet Prishtina Volleyt dhe Vushtrrisë, në elitën e volejbollit të Kosovës, ka mundur të jetë tragjike për volejbollistin e ekipit nga kryeqytetit Shkëlqim Ismajlin, raporton KTV.

Gjatë një aksioni në tentim për ta rikthyer topin në fushë, Ismajli, pësoi një lëndim në kokë, duke e humbur vetëdijen.

Në rastet si ky, mjeku do të duhej të ishte i pranishëm në sallë, që është obligim për ta siguruar çdo skuadër vendëse, por të dielën në sallën e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe të sporteve, mjeku mungonte.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme