Sport

Hazard: Çmimin e Lojtarit të Vitit do ja jepja Kantes

Eden Hazard ka thënë se do t’ia jepte çmimin e Lojtarit të Vitit në Premier Ligë bashkëlojtarit të tij, N’Golo Kante.

Ai ka thënë se Kante ka pasur një ndikim të madh në suksesin e deri tanishëm të Chelseat, transmeton Koha.net.

“Shpresoj se do të jetë ai, do ta ndryshonte faktin që çmimi i jepet vetëm lojtarëve që shënojnë, që është gjithmonë vendimtare. Ai është më pak se një sulmues vendimtar, por do ta shpërblente për dy sezonet fantastike që ka bërë. Sigurisht se do ta doja ta kisha këtë çmim për lojtarin më të mirë, por nëse do të zgjidhje dikë do të ishte ai”, është shprehur Hazard për Telefoot.

Riyad Mahrez, Hazard, Luis Suarez, Gareth Bale dhe Robin van Persie janë lojtarët që së fundmi kanë fituar këtë çmim, dhe sivjet në garë të ngushtë për këtë janë edhe Ibrahimoviq, Lukaku, Kane dhe Sanchez.