Sport

Në Francën multi-kulturore racizmi në futbollin amator është i madh

Kur Franca fitoi Kupën e Botës në futboll në korrik, me miliona tifozë mbushën rrugët dhe festuan, derisa yjtë si Paul Pogba dhe Kylian Mbappe u nderuan në pallatin presidencial.

Si në vitin 1998, kur një skuadër e ngjashme multi-kulturore i dhuroi Francës titullin e parë të botës, komentuesit shpejt përshëndetën triumfin e një France të re e të bashkuar, një që do të bëhej më e hapur ndaj diversitetit, së paku në sport.

Por Kerfalla Sissoko kishte mendime më shqetësuese në kokë.

Një muaj para Kupës së Botës, Sissoko 25-vjeçar, një lojtar amator nga Guinea, ishte sulmuar brutalisht pasi një zënkë shpërtheu gjatë një ndeshjeje në ligë në afërsi të qytetit veri-lindor Strasburg... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)