Roma është befasuar në shtëpi ndaj Spalit me rezultat pre 0-2.
Mysafirët, që kishin pësuar humbje në katër ndeshjet e fundit, arritën të marrin pikët e plota në Olimpico, transmeton Koha.net.
Petagna e Bonifazi shënuan golat e fitores në këtë përballje. Madje nga minuta e 75 Spali mbeti me një lojtar më pak në fushë kur Milinkoviq-Saviqi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Roma tani në vendin e gjashtë ka 14 pikë, derisa Spali në vendin e 13 ka 12 pikë.