Sport

Milani nuk e mban Bakayokon

Drejtuesit e Milanit kanë vendosur që në janar ta largojnë mesfushorin francez Tiemoue Bakayoko.

"Gazzetta dello Sport" të premten ka njoftuar se te Milani nuk janë të kënaqur me 24-vjeçarin, të cilin e huazuan nga Chelsea para fillimit të këtij edicioni.

Bakayoko nuk ka arritur ta bindë trajnerin e Milanit, Gennaro Gattuso, dhe deri më tash ka regjistruar gjashtë paraqitje në të gjitha garat, duke u aktivizuar nga banka e rezervistëve.

Ai vitin e shkuar iu bashkua Chelseat nga Monaco për 40 milionë euro, por nuk u adaptua në Angli.

Bakayoko ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2022, kurse Milani përfundimisht ka hequr dorë nga blerja e tij përfundimtare për 35 milionë euro dëmshpërblim, sa i ishte caktuar çmimi më herët.