Sport

Llapi futet në derbi me ‘89-shin me trajner të ri

Bekim Shotani të premten është emëruar trajner i Llapit dhe menjëherë ka nisur punën me skuadrën. Tekniku vushtrrias nuk do të ketë shumë kohë në dispozicion para se të sprovohet në ndeshje kampionale me skuadrën e tij të re.

Llapi të dielën është mysafir i Trepçës '89 në derbin e xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan sot Koha Ditore. Ndeshja do të luhet nga ora 14:45 në stadiumin "Riza Lushta" në Mitrovicë, stadium në të cilin ka punuar Shotani në të kaluarën. Te Llapi, Shotani ka shkuar pas përvojës së fituar te Ballkani, Drenica, Trepça '89 e Vushtrria.

Shotani te Llapi e zëvendëson Bylbyl Sokolin që është shkarkuar pas një faze plot turbulenca në klubin llapjan. Llapi është i dyti me 19 pikë. Prin Feronikeli me 23 pikë dhe ka një ndeshje më pak të luajtur.

Trepça '89 është e gjashta me 14 pikë. Edhe ‘89-shi, njëjtë si Llapi, vlerësohej pretendent për titull. Por deri më tani nuk ka arritur as për së afërmi rezultatet e pritura. Detaje të tjera mund të gjeni në numrin e sotëm të gazetës.