Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të jetë dukshëm më e kompletuar në ndeshjet e nëntorit, që janë të fundit dhe vendimtare në Ligën e Kombeve të UEFA-s.
Në repartin e vetëm ku nuk ka pasur konkurrencë të vërtetë, në portë, Kosova do të ketë dy lojtarë me gjasa të mëdha për të startuar, shkruan sot Koha Ditore.
Të premten prej Federatës së Futbollit të Kosovës ka shkuar për në FIFA dosja për portierin Arijanet Muriq. Muriq po të premten është pajisur me pasaportë të Kosovës dhe deri në nëntor pritet të fitojë të drejtën që të luajë për Kosovën.
Muriq është pjesë e Manchester Cityt dhe vlerësohet lart nga gjiganti anglez i futbollit. Ai do t'i bëjë konkurrencë Samir Ujkanit, kapitenit të Kosovës. Ujkani deri më tani ishte i pakonkurrencë në portë. Ka startuar në të gjitha ndeshjet prej vitit 2014 e tutje. Madje ka startuar edhe kur përfaqësueses i është bashkuar në ditën e ndeshjes e po ashtu kur nuk ishte në formën më të mirë fizike, përkatësisht kur kishte ndonjë lëndim. Kjo më shumë ka ardhur si pasojë e mungesës së konkurrencës. (Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
20 tetor 2018 10:23
-
Shpërndaje në: