Sport

Bale e ka lënë pas lëndimin, i gatshëm ndaj Levantes

Gareth Bale është rikthyer në stërvitje te Real Madridi dhe do të jetë i gatshëm për skuadrën madrilene në ndeshjen e së shtunës ndaj Levantes.

Uellsiani 29-vjeçar nuk i kaloi testet fizike për të luajtur me Uellsin kundër Spanjës apo Republikës së Irlandës, transmeton KTV.

Bale pësoi lëndim në derbin e Madridit, muajin e kaluar, dhe pavarësisht se u paraqit kundër Alavesit në humbjen 1:0, u duk se lëndimet i janë kthyer përsëri.

“Mbretërit” nuk kanë shënuar gol në katër ndeshjet e fundit dhe janë në krizë të rezultateve, ku mund të pësojë trajneri Julen Lopetegui, i cili është në rrezik për t’u shkarkuar.