Sport

Miami fiton ndeshjen dramatike ndaj Washingtonit

Pas humbjes në ndeshjen e parë, Miami Heat ka kremtuar triumfin e parë në këtë edicion në NBA.

Miami ka fituar në çastet e fundit në udhëtim te Washington Wizards, me vetëm një pikë më shumë, 113:112.

Ndeshja ishte e niveluar gjatë gjithë kohës, pasi herë njëra e herë tjetra skuadër kishte epërsinë në rezultat dhe vetëm në sekondat e fundit u përcaktua fituesi.

Derisa rezultati ishte 112:111 në të mirë të “Magjistarëve”, alo-qendra e Miamit, Kelly Olynyk, realizoi dypikësh dhe ia dha fitoren e parë skuadrës së tij.

Më efikasi te skuadra nga Florida ishte Josh Richardson me 28 pikë.