Dy kundërshtarët e ndaluar të Kosovës dhe ikja nga fundi

Dy kundërshtarët e ndaluar të Kosovës dhe ikja nga fundi

19 tetor 2018 08:33

Më 2 dhjetor Kosova do të mësojë kundërshtarët e kualifikimeve të saj të para për kampionatin evropian të futbollit. Në Dublin të Irlandës do të tërhiqet shorti për fazën grupore të kualifikimeve për "Euro 2020" që mbahet në shumë shtete të Evropës.

Kosova do të ketë në grup katër përfaqësuese që të paktën në letër vlerësohen më të forta se ajo. Por është e qartë se në mesin e tyre nuk do të jenë Serbia e Bosnjë-Hercegovina, shkruan sot Koha Ditore.

Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA) shumë më herët ka marrë vendim për të ndaluar përballjet e Kosovës me Serbinë dhe me Bosnjë-Hercegovinën, "për arsye sigurie".

Për këtë të enjten kanë shkruar media të ndryshme të rajonit, por vendimi i UEFA-s është bërë publik më 9 qershor të vitit 2016, kur Kosova ishte vënë në grupin I të kualifikimeve evropiane për botërorin "Rusia 2018". Vendimi ishte i Panelit Emergjent të UEFA-s dhe është ende në fuqi.

Kosova, njëjtë si të gjitha përfaqësueset evropiane të futbollit, aktualisht është duke garuar në Ligën e Kombeve të UEFA-s. Është kjo një garë e re e UEFA-s, që vlerësohet se po i shërben shumë Kosovës. Kosova është në Ligën D, që është niveli më i ulët (i katërt), ndërsa prin në grupin e tretë me tetë pikë nga katër ndeshje.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme