Sport

Reali nis bisedimet me Conten

Descriptive Text

Real Madridi raportohet se ka nisur bisedimet me Antonio Conten pasi mbetet në dyshim qëndrimi i Julen Lopeteguit në postin e trajnerit.

Sport Italia dhe Corriere dello Sport raporton se Reali ka filluar bisedimet me italianin pas katër ndeshjeve pa fitore.

Këto raportime vijnë një javë pasi Diario AS kishte shkruar se Conte është prioritet i Realit që i ka dhënë afat Lopeteguit deri në fund të muajit tetor kur do të përballet me Barcelonën.