Keisuke Honda, lojtar në Australi - trajner në Kamboxhia

Keisuke Honda, lojtar në Australi - trajner në Kamboxhia

18 October 2018 10:34

Keisuke Honda është ylli më i madh i futbollit në Japoni dhe për këtë si dëshmi e fortë janë rekordet e tij.

32-vjeçari ka regjistruar 98 ndeshje për Japoninë dhe është paraqitur në tre botërorë, të fundit këtë vit në Rusi ku ndihmoi ekipin të kalojë fazën e grupeve. Pas kësaj, Honda u tërhoq nga futbolli me përfaqësuese.

Më vonë, dukej se Honda do të tërhiqej tërësisht nga futbolli aktiv, pasi shkëputi kontratën me ekipin nga Meksika, Pachuca. Por befasia erdhi në muajin gusht kur u prezantua si përforcim i ekipit nga Australia, Melbourne Victory.

Tek ekipi australian u gëzuan që Honda do të jetë lojtar i tyre dhe kjo nënkuptonte se ai nuk do të kthehej në Japoni për të luajtur me përfaqësuese.

Megjithatë, gëzimi te Melbourne ishte i shkurtër, pasi Honda do të bëjë udhëtime gjatë pauzave për ndeshje të përfaqësueseve.

Kjo për shkak se ai arriti marrëveshje me Federatën e Futbollit të Kamboxhias për të marrë rolin e seleksionuesit. Në bazë të kësaj, Honda del të jetë seleksionuesi i vetëm në botë që është ende lojtar aktiv. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme