Sport

Latifi, arma kryesore e Skënderbeut

Descriptive Text

Liridon Latifi ka besuar se një ditë do të bëhet lojtar me vlera. Për këtë thotë se ka punuar shumë, por asnjëherë nuk ka menduar se karriera e tij do të ketë zhvillim kaq të shpejtë. Dhe, lëvizja nga Prishtina drejt klubit Skënderbeu ishte kyç në këtë sukses.

"Para se të vija në Skënderbe, kam qenë një hap afër Shkëndijës së Tetovës. Por, jam i lumtur që nuk kam zgjedhur Shkëndijën para Skënderbeut. Ndoshta do ta kisha pasur edhe më mirë, por kur shoh çfarë kam arritur me Skënderbeun, nuk jam pishman për asgjë", ka thënë Latifi në një bisedë për gazetën Koha Ditore.

Latifi, sot është bërë lojtar kyç në njërin ndër klubet më të mira shqiptare - Skënderbeu. Falë paraqitjeve te Skënderbeu ka arritur të ngrihet edhe në Kombëtaren e Shqipërisë.

Me paraqitjet te Skënderbeu, për Latifin kanë shprehur interesim disa skuadra të njohura në Evropë, si Lazio, Austria e Vjenës e disa të tjera...(më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.