Unitedi në panik për De Gean Foto: Reuters

Unitedi në panik për De Gean

17 tetor 2018 21:13

Vazhdimi i kontratës së portierit David De Gea është prioritet i Manchester Unitedit, që synon ta blindojë numrin një të portës.

Vetëm edhe një vit ka kontratë me “Djajtë e Kuq”, portieri spanjoll dhe për këtë arsye drejtuesit e skuadrës janë në panik për t’ia vazhduar sa më shpejt kontratën De Geas, së paku deri më 2020, shkruan “The Mirror”.

Dhe, spanjolli nuk është i vetmi që pret vazhdimin e kontratës. Mourinho ka kërkuar vazhdimin e kontratës për mesfushorët Herrera dhe Mata, ndërsa nga kryesia e klubit, synojnë ta vazhdojnë të njëjtën edhe me Martialin dhe Luke Shawn.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme