Prokuroria kërkon 12 vjet burgim për Arda Turanin

Prokuroria kërkon 12 vjet burgim për Arda Turanin

17 tetor 2018 21:10

12 vjet burgim për Arda Turanin, i ka kërkuar Prokuroria e Stambollit për përfshirjen në një incident me një këngëtar në Turqi.

Mesfushori i Barcelonës, por që është i huazuar te skuadra BashakShehër mund të harrojë futbollin, nëse del fajtor pasi do të përballet me akuzën për keqtrajtim seksual, posedim pa leje të armëve dhe duke shkaktuar lëndim trupor pas sulmit ndaj këngëtarit Berkay Shahin, raporton agjencia e lajmeve “Anadolu”, transmeton KTV.

Klubi ka njoftuar se ka gjobitur futbollistin me 2.5 milionë lira apo gati 400 mijë euro, por futbollisti do të angazhohet nga skuadra, derisa të merret vendimi gjyqësor, thuhet në komunikatën e klubit.

Arda Turan aktualisht është duke e vuajtur dënimin prej 16 ndeshjeve moslojë, pasi ka shtyrë dhe ofenduar gjyqtarin anësor, gjatë një ndeshjeje në sezonin e kaluar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme