Kampionia e botës tregon fuqinë kundër Gjermanisë

Kampionia e botës tregon fuqinë kundër Gjermanisë

16 tetor 2018 22:36

Kampionia e botës në futboll, Franca ka kthyer rezultatin ndaj Gjermanisë jashtë forme, për t’i prirë grupit A në Ligën e Kombeve.

“Trekolorët” mposhtën “Pancerët” me rezultat 2 me 1 dhe kthimin në rezultat e realizuan gjatë pjesës së dytë.

Gjermanët kaluan në epërsi me golin e realizuar nga Toni Kroos me penalti kur po zhvillohej minuta e 14.

Francezët rikthimin e nisën dhe e mbaruan me Antoine Griezmann që realizoi dy golat. Fillimisht realizoi në minutën e 62-të nga loja e hapur ndërsa golin e fitores e realizoi nga penaltia në minutën e 80.

Me këtë fitore Franca ka 7 pikë në grupin e parë të Ligës A ndërsa në pozitën e dytë është Holanda me 3 pikë.

Grupin e mbyll Gjermania me vetëm një pikë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme