Berisha në top-10 transferimet, sipas FIBA-s

Berisha në top-10 transferimet, sipas FIBA-s

16 tetor 2018 12:39

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Dardan Berisha po shihet si njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm këtë edicion në FIBA Europe Cup, që do të nisë të mërkurën (17 tetor).

Sajti zyrtar i FIBA-s, të hënën ka publikuar një shkrim për dhjetë transferimet më të rëndësishme që kanë bërë skuadrat që do të marrin pjesë në FIBA Europe Cup, e ku është përfshirë edhe Berisha, shkruan Koha Ditore.

Ai u kthye te Z Mobile Prishtina para fillimit të këtij edicioni pas gjashtë muajve në Çeki te CEZ Nymburku. Berisha pritet të jetë lider i Prishtinës në FIBA Europe Cup, garë në të cilën bardhekaltrit po paraqiten për edicionin e katërt rresht.

“Kthimi i Dardan Berishës te Z Mobile Prishtina është një prej lëvizjeve të tjera të profilit të lartë gjatë kësaj vere. Në të vërtetë, Berisha edicionin e shkuar luajti për gjashtë muaj te Prishtina përpara se të largohej drejt CEZ Nymburk. Ylli i Kosovës, edicionin e shkuar në FIBA Europe Cup me fanellën e Prishtinës pati mesatare prej 16.6 pikëve, 5.0 kërcimeve dhe 3.2 asistimeve për ndeshje”, ka shkruar "FIBA.com". “Ka pak lojtarë që mund të jenë kaq efikas për ekipet e tyre”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme