Paraqitjet e Berishës me Kosovën i kanë rënë në sy Inzaghit

Paraqitjet e Berishës me Kosovën i kanë rënë në sy Inzaghit

16 tetor 2018 12:38

Dy ndeshjet e Valon Berishës me përfaqësuesen e Kosovës i kanë rënë në sy trajnerit të Lazios, Simone Inzaghit.

Trajneri, siç kanë raportuar mediumet në Itali të hënën, ka gjasa të mëdha t’i japë rastin Berishës të luajë nga fillimi në fundjavë ndaj Parmës.

Berisha luajti 74 minuta në ndeshjen e parë, të cilën Kosova e fitoi më 11 tetor në Prishtinë ndaj Maltës 3:1, kurse në barazimin 1:1 ndaj Ishujve Faroe, të dielën në Torshavn, luajti gjatë gjithë takimit.

“Pas dy ndeshjeve me ekipin kombëtar, Berisha do të jetë i gatshëm për Lazion ndaj Parmës. Valoni është gati të luajë që nga minuta e parë. Është parë një nivel i lartë nga ana e futbollistit që mungoi për gati dy muaj për shkak të lëndimit. Berisha cilësohet një blerje e rëndësishme për Lazion dhe nga stafi i Inzaghit janë përcjellë me vëmendje dy ndeshjet që Kosova i luajti këto ditë”, shkruan “La Gazzetta dello Sport”.

Berisha 25-vjeçar me Lazion ka luajtur vetëm dy ndeshje zyrtare: një në Ligën e Evropës dhe një në Serie A.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme