Sport

Kosova mbyll edhe një ngjarje faqebardhë falë xhudos

Me hedhjet e gjyles që i ka bërë të hënën, Muhamet Ramadani, i ka ardhur fundi garës së Kosovës në lojërat olimpike verore për të rinj, "Buenos Aires 2018".

Është ky edicioni i tretë i këtyre lojtarëve, ku garojnë sportistë prej 15 deri në 18 vjeç. Kosova mori pjesë për herë të parë dhe ia ka dalë të fitojë medalje.

Ishte xhudistja Erza Muminoviq që fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri 44 kilogramë. 16-vjeçarja garoi në ditën e parë të garave, më 7 tetor dhe pas humbjes fillestare rreshtoi tri fitore.

Erza më pas fitoi një të bronztë edhe në një garë ekipore të xhudos, si pjesë e ekipeve me xhudistë nga vende të ndryshme, por që nuk e ka as për së afërmi vlerën e medaljes individuale të saj, që natyrisht i shkruhet Kosovës... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)