Sport

Lukakus i pëlqen liga italiane

Romelu Lukaku ka lënë mundësinë e hapur që një ditë të luajë në Serie A.

Sulmuesi i Manchester Unitedit ka bërë të ditur se dëshiron që të luajë në kampionatin italian në një të ardhme të afërt, duke pasur fjalët të mira edhe për Juventusin.

“Të luaj në Serie A, pse jo? Sa i përket Juventusit ata janë ndër klubet më të mira në Evropë momentalisht me një trajner të mirë dhe lojtarë cilësorë”, deklaroi Lukaku.

25-vjeçari këtë sezon me Manchester Unitedin ka 11 paraqitje duke shënuar katër gola në të gjitha garat.