Sport

De Gea dëshiron largimin nga Unitedi

David De Gea mund të largohet nga Manchester United.

Sipas mediave angleze portieri spanjoll, po planifikon largimin nga “Djajtë e Kuq”.

Këtë situatë po mundohet ta shfrytëzojë Paris Saint-Germaini, që do të tentojë transferimin e De Geas.

Kampioni francez thuhet se pritet të dërgojë një ofertë të majme në drejtim të United, për të bindur drejtuesit e klubit ta lirojnë lojtarin.

27-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës së tij me Manchester United dhe nuk e ka vazhduar ende atë.