Enrique thotë se është admirues i Southgatet

Enrique thotë se është admirues i Southgatet

15 tetor 2018 12:04

Seleksionuesi i Spanjës, Luis Enrique, ka thënë se është admirues i seleksionuesit të Anglisë, Gareth Southgate, para se të dy skuadrat të takohen të hënën në ndeshjen e Ligës së Evropës. Enrique madje thotë se studion konferencat për media të Southgate.

"Më pëlqen Southgate si trajner dhe për atë që ofron, ai gjithmonë dëshiron topin edhe pse skuadra e tij nuk dominon saktësisht në posedim. Ai adaptohet me lojtarët e tij", ka thënë Enrique të dielën. "E kam përcjellë atë, madje kam shikuar edhe konferencat e tij për media, pasi më pëlqen ajo që thotë dhe e marr atë si një mësim në anglisht. Shpresoj kundër Spanjës fati të mos bjerë në anën e tij, por me të përfunduar ndeshja i uroj atij gjithë fatin e botës", shkruan sot Koha Ditore.

Spanja qëndron në krye të Grupit 4 të Ligës A të Ligës së Kombeve me gjashtë pikë nga dy ndeshje. Një fitore të hënën kundër Anglisë do ta dërgonte Spanjën në gjysmëfinale të kësaj gare. Anglia e Kroacia kanë nga një pikë pas dy ndeshjeve. Anglia pritet të luftojë me Kroacinë për të mos rënë në Ligën B, pasi e fundit në grup bie nga liga për edicionin e ri.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme