Sport

“Autochthonous”, 4 vjet nga droni që tërboi Serbinë

Descriptive Text

Ismail Morina, i njohur ndryshe ndër gjithë viset shqiptare si Ballist Morina, ka përkujtuar sot 4-vjetorin e aktit të tij që ishte përgjigja e “knock down-it” për koret raciste e nacionaliste të tifozerisë serbe në Stadiumin e Beogradit, ku Shqipëria luante kundër Serbisë në kuadër të eliminatoreve të “Europianit Francë 2016”.

Pikërisht më 14 tetor të vitit 2014, Shqipëria zbriti në Beograd për të luajtur ndeshjen eliminatore me Serbinë, ndërsa ngjarja me dronin që mbante mbishkrimin “Autochthonous” dhe imazhet e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, pasoi një valë dhune ndaj lojtarëve të ekipit kombëtar shqiptar dhe për këtë Serbia u ndëshkua nga institucionet ndërkombëtare të futbollit dhe drejtësisë sportive.

Ballisti, ose shqiptari më i famshëm i dronit me flamurin “Autochthonus”, u arrestua dhe më pas u burgos në Kroaci nga policia vendase, për shkak të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia. Sot ai është i lirë pasi autoritetet kroate vendosën të mos e ekstradonin Ballistin për shkak se atij i rrezikohej jeta dhe për mos gjykim të drejtë në Serbi, transmeton SS.

Shqipëria shkoi në Europianin “Francë 2016”, ndërsa Serbia mbeti në shtëpi, edhe për shkak të dronit kuq e zi!