Genoa cakton çmimin për Piatekun

Genoa cakton çmimin për Piatekun

12 tetor 2018 18:01

Krzysztof Piatek është duke kaluar në një formë të jashtëzakonshme këtë sezon në Serie A të Genoa, për çka ka marrë vëmendjen e top klubeve në Evropë.

Genoa tashmë ka caktuar çmimin për sulmuesin e talentuar polak, transmeton Koha.net. Sipas raporteve të mediave italiane klubi kërkon 50 milionë euro për ta lënë të lirë Piatekun.

Radio Kiss Kiss raporton se Genoa tashmë ka refuzuar ofertën prej 25 milionë euro nga Napoli, e për të ka shprehur interesim edhe Juventusi, Barcelona, Bayern Munichu, dhe Dortmundi.

Genoa kishte paguar vetëm 4.5 milionë euro për 23 vjeçarin, i cili këtë sezon ka shënuar 13 gola në tetë paraqitje.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme