Sport

Ramsey synon të largohet si lojtar i lirë nga Arsenali

Descriptive Text

Aaron Ramsey pritet që edhe këtë sezon do të jetë pjesë e Arsenalit, prej nga mund të largohet si lojtar i lirë në afatin kalimtar të verës 2019.

Mesfushori uellsian ka deklaruar se për vazhdimin e kontratën ishte pajtuar në një fazë, por po planifikon tani që vetëm ta përfundojë atë aktuale që i skadon në vitin e ardhshëm, transmeton Koha.net.

“Gjithçka ka shkuar shumë mirë me klubin, menduam se ishim në një pozicion kur menduam se kemi arritur marrëveshjen por tashmë kjo s’është çështja. Prandaj dua vetëm të vazhdoj të luaj futboll dhe të bëjë më të mirën për Arsenalin këtë sezon dhe të tjerat do ia lë klubit”, ka thënë Ramsey.

Ramsey është lidhur më një kalim të Manchester Unitedi dhe Liverpooli, që shihen favoritë për të siguruar shërbimet e tij.