Ish-lojtari i Bayernit i është kthyer futbollit pas vuajtjeve pa fund

Ish-lojtari i Bayernit i është kthyer futbollit pas vuajtjeve pa fund

12 tetor 2018 10:16

Dale Jenningsit iu dha mundësia jetësore në moshën 18-vjeçare kur firmosi kontratë me Bayern Muenchenin. Gjashtë vjet më vonë ai u godit me lajmin më të keq të mundshëm.

Mundësia e ëndrrave e Jenningsit me Bayernin kishte përfunduar më shkurt se që ishte menduar, pas problemeve me lëndime dhe karriera e tij e futbollit nisi të merrte teposhtën pas periudhave të pasuksesshme te Barnsley dhe MK Dons, transmeton Koha Ditore.

Më pas në gusht të vitit 2017, vajza e tij më e madhe Mia, katërvjeçare, u diagnostikua me leukemi dhe gjithë bota e Jenningsit u shemb. Por pas një mungese trevjeçare nga futbolli, Jennings, tash 25-vjeçar, është kthyer në futboll dhe ka firmosur për skuadrën lokale Runcorn Town që luan në kategorinë e nëntë të Anglisë.

Sulmuesi anësor shënoi gol në ndeshjen e tij të parë në fitoren 3:0 ndaj Silsdenit të shtunën dhe është i vendosur të kthehet në majë dhe të bëjë sërish emër për vete. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme