Fshati indian me superekip të femrave

Fshati indian me superekip të femrave

12 tetor 2018 09:35

Është ora 14:30 dhe një rrugë e fshatit të Indisë, Alakhpura, që është mes fushave të pambukut dhe grurit është pushtuar nga disa vajza, të cilat me biçikleta po shkojnë drejt fushës së futbollit që gjendet ngjitur me shkollën.

Ekipi i vajzave Alakhpura FC, është i themeluar nga kontributet e fshatarëve, kurse stërvitjet i mban dy herë në ditë: paradite prej orës 05:30 ende pa filluar mësimi dhe pasdite prej orës 14:30 pas mësimit, shkruan sot Koha Ditore.

"Në ekipin tonë nuk ka pushim", thotë trajnerja 37-vjeçare, Sonika Bijaria. "Në stërvitemi nga dy herë në ditë, madje edhe të dielave. Dhe, po ashtu çdo fshatar sigurohet që i kemi të gjitha kushtet dhe gjërat në vend".

Trajnerja Bijaria gjatë stërvitjeve i përcjell të gjitha vajzat dhe në fund e zgjedh 11-shen më të mirë për ndeshje. Ka raste kur ekipi i saj nuk luan, pasi ekipet kundërshtare nuk vijnë për shkak të rrugës së gjatë. Por, as këtë herë, Bijaria nuk i lë të lira vajzat e ekipit. Ajo merr ekipin e futbollit të djemve nga shkolla dhe e vë përballë ekipit të saj të vajzave.

"Vajzat kanë nevojë për ndeshje, kështu që unë bëj të pamundurën për t'u siguruar atyre ndeshje çdo vikend. është shumë me rëndësi për ne si ekip", shprehet Bijaria.

Alakhpura është një fshat prej dy mijë banorësh kurse kohët e fundit është bërë qendër e futbollisteve të reja dhe premtuese, shumica prej të cilave tashmë përfaqësojnë Indinë.

Revolucioni në futbollin e femrave ka ndihmuar këtë fshat që të krijojë identitetin e vet, ndryshe nga fshatrat tjera që gjenden në shtetin Haryana, i cili ka raportin më të keq gjinor në Indi dhe krimet ndaj femrave janë në rritje e sipër. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme