Sport

Berisha: Shpresoj t'i kemi bërë krenarë të gjithë

Mesfushori Valon Berisha, ka shprehur kënaqësinë që është kthyer në lojën e përfaqësueses së Kosovës sonte kundër Maltës, pas lëndimit që e kishte lënë jashtë fushës së blertë për një kohë, edhe me gjigantin italian, Lazio.

“Nuk kam luajtur goxha moti, për shkak të një lëndimi. Më vjen mirë që luajta si shartues, dhe e jepa maksimumin. Më vjen mirë që i kënaqëm këta tifozë, e dimë që edhe ata që nuk kanë mundur të vijnë janë me neve”, ka thënë ai për KTV-në. “Shpresoj që jeni krenarë me neve”, ka shtuar më tej.

Berisha ka thënë se në pjesën e parë kanë mundur ta kryejnë lojën.

“Morëm gol në fillim të pjesës së dytë, dhe ra pak atmosfera. Por e treguam moralin që kemi si ekip, që e duam fitoren”, ka thënë ai.

Berisha, që kishte ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri” ka thënë se paraqitja para tifozëve dardanë, ka thënë se kjo atmosferë e ka elektrizuar.

që është motiv shtesë, s’ke nevojë fare me u motivu para lojës, e din që e merr motivin në fushë në këtë atmosferë elektrike. E luajtëm ndeshjen për Fadil Vokrrin, shpresoj të na shikojë nga lartë dhe të jetë krenarë me neve”, ka thënë Berisha.