Sport

Muriqi: Nesër në mëngjes do ta harrojmë fitoren me Maltën, mendojmë për Ishujt

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi është ndarë shumë i lumtur me fitoren e sotme ndaj Maltës, por edhe për golin e shënuar.

Muriqi shënoi një gol në fitoren prej 3 me 1 ndaj Maltës në Ligën e Kombeve, transmeton Koha.net.

“Është fitore e rëndësishme. Patëm katër-pesë raste në pjesën e parë që nuk i shfrytëzuam, megjithatë në pjesën e dytë ishim më efikas. Por e rëndësishme është fitorja”, ka thënë Muriqi.

Ai ka treguar momentin kur ishte afër të shënonte me kokë.

“Nuk e di as vet pse nuk shënoja, fillova për me u kthy me festu, por kur e pashë topi nuk ishte në rrjetë. Arrita të shënoj në pjesën e dytë dhe jam i lumtur për ketë. Sonte do të festojmë fitoren me Maltën, e nesër në mëngjes do ta harrojmë këtë dhe do të vazhdojmë të përgatitemi për Ishujt Faroe. Në ndeshjen tjetër besoj se do të fitojmë, dhe të bëjmë hapin e madh për kualifikim”, është shprehur Muriqi.