Shala: Do vazhdojmë t’iu bëjmë krenarë

Shala: Do vazhdojmë t’iu bëjmë krenarë

11 tetor 2018 23:06

Mesfushori i Kosovës, Herolind Shala është ndarë i kënaqur me fitoren e sotme ndaj Maltës, ndërsa thotë se do të vazhdojnë të bëjnë krenarë të gjithë tifozët.

“Tjetër fitore para tifozëve tanë të mrekullueshëm. Faleminderit për përkrahjen e madhe, do të vazhdojmë të ju bëjmë krenar”, ka shkruar Shala në Facebook.

Shala ka lavdëruar bashkëlojtarin e tij Hekuran Kryeziun, me të cilin thotë se kanë bashkëpunim shumë të mirë. E për ndeshjen e radhës ndaj Ishujve kërkon fitore, derisa e cilëson ndeshje shumë të vështirë.

“Nuk ishte lojë e lehtë, krijuam shumë raste, por kemi mundur të shënonim edhe më tepër. Kemi pasur gjithmonë besim se do ta fitojmë lojën. Në fund treguam se kush është Kosova. Pak patëm rënie në koncentrim, e loja ka treguar. Me Hekuranin se me luajtur me vëllanë tim, kemi një bashkëpunim shumë të mirë me të. Ndeshja e ardhshme ka me qenë shumë e vështirë e duhet të përgatitemi maksimalisht. Gjithqysh duhet të marrim tre pikë për të vazhduar formën”, është shprehur Shala.

Kosova e mposhti Maltën me rezultat prej 3 me 1, për të vazhduar të jetë lider në Grupin 3 në Ligën D të Ligës së Kombeve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme