Zhegrova: Në Ishujt Faroe shkojmë për fitore

Zhegrova: Në Ishujt Faroe shkojmë për fitore

11 tetor 2018 23:06

Edon Zhegrova, ylli i ri i Kosovës, ka thënë se përfaqësuesja e Kosovës në ndeshjen e ardhshme, si mysafire e Ishujve Faroe, shkon për fitore.

Sipas tij, Kosova do të sulmojë dhe do të synojë të marrë tri pikë tjera në Grupin 3 të Ligës 4 të Ligës së Kombeve.

“Sot s’mund të flas për Genkun. Kam qenë i përkushtuar vetëm te Kosova. Me rëndësi që shënuam fitore, djemtë dhanë gjithçka për këtë ndeshje. Sot isha i pafat, por jam i lumtur me paraqitjen e ekipit dhe kjo është me rëndësi për mua. Normalisht atje shkojmë të sulmojmë, do të mundohemi të fitojmë ndeshjen”, ka thënë ai pas fitores 3 me 1 ndaj Maltës.

Kosova luan të dielën si mysafire e Ishujve Faroe në kuadër të xhiros së katërt. Ndeshjen e fundit mes dy kombëtareve e fitoi Kosova 2 me 0 në “Fadil Vokrri”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme