Challandes lavdëron Zhegrovën, kërkon edhe dy mbrojtës

Challandes lavdëron Zhegrovën, kërkon edhe dy mbrojtës

11 tetor 2018 22:56

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes është ndarë i kënaqur me fitoren e sotme ndaj Maltës, megjithatë pati një kërkesë.

Kosova e mposhti Maltën sonte me rezultat prej 3 me 1 në Ligën e Kombeve për të mbajtur primatin në Grupin 3, transmeton Koha.net.

Challandes ka lavdëruar paraqitjen e Zhegrovës, ndërsa thotë se Kosova duhet të gjejë edhe dy mbrojtës.

“Tani kemi krijuar një identitet, dhe po luajmë futboll të bukur. Zhegrova ishte shumë i mirë në përballjen e sotme. Nuk kemi shumë mbrojtës, jemi në kërkim të dy mbrojtësve”, ka deklaruar Challandes.

Ai më tutje ka shtuar se, “patëm një pjesë të parë shumë të mirë, por ishte vetëm 1-0, dhe nuk ishte e mjaftueshme. Uroj ekipin për paraqitjen, ishin shumë të mirë, patën posedim të topit, e pasime të bukura”.

Challandes ka kërkuar që të përfundohet dilema e fituesit kur ka aq shumë raste shënimi.

“Pati shumë topa brenda zonës, por mungoi instikti vrasës para golit. Duhet t’i japim fund takimit në pjesën e parë. Nëse nuk e mbysni ndeshjen e di se keni probleme në vazhdim. Ka shpresë për të ardhme, por ndeshja e ardhshme ndaj Ishujve Faroe do të jetë shumë e vështirë”, ka thënë ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme