Sport

Atmosferë e zjarrtë nga “Dardanët” para sfidës ndaj Maltës

Kosova do të përballet me Maltën në ndeshjen e tretë në Ligën e Kombeve.

E për atmosferë të zjarrtë duket se do të kujdesen sërish tifo-grupi “Dardanët”, transmeton Koha.net.

Para stadiumit “Fadil Vokrri” ky tifo-grup ka krijuar një atmosferë të zjarrtë në përkrahje të përfaqësueses kosovare.

“Fadil Vokrri” do të jetë i stërmbushur, kur dihet se për pak orë ishin shitur të gjitha biletat për këtë sfidë.