Tifozët e Maltës me muzikë përkrahin përfaqësuesen e tyre në Prishtinë

11 tetor 2018 16:03

Dhjetëra tifozë të Maltës kanë shëtitur në sheshet e Prishtinës duke bërë muzikë si shenjë përkrahje për përfaqësuesen e tyre që sonte përballet me Kosovën në kuadër të Ligës së Kombeve.

Të ngjyrosur me ngjyrat e flamurit të Maltës këta tifozë për pak minuta qëndruan në sheshin “Nënë Tereza” dhe i këndonin përfaqësueses së tyre nga e cila kanë pak pritshmëri.

“Do të jemi të lumtur sikur të realizonim veç një gol, do të ishim shumë të kënaqur sikur të barazonim 1 me 1, por Kosova është shumë, shumë e fortë”, ka thënë njëri prej tifozëve për portalin Koha.net.

Ai ka thënë se kanë ardhur nga Malta për përkrahje të përfaqësueses ndërsa ka mbetur i mahnitur me mikpritjen dhe sigurinë në Kosovë.

“Nuk e kam ditur që është kaq mirë dhe kaq bukur në Kosovë. Është vend i mahnitshëm”, ka thënë ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme