Monaco shkarkon trajnerin Jardim, do Henryn pasardhës të tij

Monaco shkarkon trajnerin Jardim, do Henryn pasardhës të tij

11 tetor 2018 13:27

Monaco ka konfirmuar shkarkimin e menaxherit, Leonardo Jardim, pas katër vjetësh në krye të klubit.

Jardim, 44-vjeçar, fitoi titullin me Monacon në vitin 2017, por klubi nga principata franceze ka fituar vetëm një takim në këtë sezon dhe pozicionohet në vendin e 18 në tabelë.

“Jam mirënjohës dhe krenar që kam drejtuar Monacon për katër vjet. Kam dhënë më të mirën nga vetja dhe kam punuar me pasion. Arritëm fitore të mëdha së bashku dhe ato do t’i mbaj në kujtimet e mia”, ka thënë Jardim.

Eurosport raporton se Thierry Henry është në listën e trajnerëve për zëvendësimin e Jardimit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme