Shaqiri i bindur se Zvicra do të përfitojë nga roli i tij i ri

Shaqiri i bindur se Zvicra do të përfitojë nga roli i tij i ri

11 tetor 2018 11:16

Kontributi i Xherdan Shaqirit te Zvicra ka qenë goxha i madh. E ka udhëhequr në shumë ngjarje të mëdha. Por ai shpreson ta ndihmojë edhe më shumë Përfaqësuesen zvicerane me rolin e ri - si mesfushor i qendrës. Rolin e organizatorit te Zvicra e ka marrë pas më shumë se tetë vjet pritjeje.

"U desh të kalojë një kohë. Por ky është pozicioni që më përshtatet më së miri, veçanërisht në Zvicër", ka thënë Shaqiri në një intervistë dhënë të mërkurën për "Blick", transmeton Koha Ditore.

Shaqiri të mërkurën ka festuar 27-vjetorin e lindjes. Ai ka lindur në Kosovë, por është rritur në Zvicër.

"Është ndryshe kur një lojtar ka një liri në fushë. Lirinë që trajneri ma jep në fushë përpiqem ta shfrytëzoj sa më mirë që është e mundur. Si mesfushor i qendrës ke mundësi të bësh kalime vendimtare ose gjuajtje drejt portës. Në mes të mesfushës, ekipi mund të përfitojë më shumë nga stili im i lojës", është shprehur Shaqiri.

Si mesfushor i qendrës ka luajtur dy ndeshje nën drejtimin e trajnerit Ottmar Hitzfeld gjatë Kampionatit Botëror të vitit 2014. Të tjerat i ka zhvilluar si mesfushor i krahut, rol të cilin e ka luajtur dhe vazhdon ta luajë edhe tash në Liverpool.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme