Goli i Martialit i kushtoi Man. Utd 8.8 milionë euro

Goli i Martialit i kushtoi Man. Utd 8.8 milionë euro

11 tetor 2018 10:18

Fitorja me rikthim të madh e Manchester Unitedit ndaj Newcastle United ishte saktësisht ajo që i duhej klubit të madh anglez për të rritur moralin. Mirëpo ajo fitore i kushtoi disa miliona.

Manchester Unitedi arriti të rikthehej nga disavantazhi prej 2:0 duke fituar 3:2 në fund.

Anthony Martial shënoi golin e barazimit, ndërsa golin e parë e realizoi Juan Mata nga gjuajtja e lirë, derisa të fitores Alexis Sanchez me gjuajtje me kokë.

Ai gol nga sulmuesi francez Martial i ka kushtuar Manchester Unitedit 7.7 milionë funte (8.8 milionë euro), falë një klauzole që ishte përfshirë në marrëveshjen e transferimit të tij nga Monaco në vitin 2015.

Manchester Unitedi kishte arritur marrëveshje 38.5 milionë funte (44 milionë euro) për të paguar në dy këste për transferimin e Martialit, mirëpo marrëveshja përfshiu edhe shumë bonuse luksoze që nënkuptonin se kostoja e transferimit mund të rritej deri në 61.6 milionë funte (70.5 milionë euro).

Një nga ato bonuse ishte që Manchester Unitedi u pajtua t'i paguante Monacos 7.7 milionë funte shtesë nëse francezi arrin të shënojë 25 gola në Premier League para përfundimit të stinorit 2018/19. Monaco ishte duke pritur për këtë shumë në dhjetë muajt e fundit, para se Martial të shënonte kundër Newcastlet. Së fundi francezi në ligë kishte shënuar ndaj Burnleyt në janar.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme