Erza Muminoviq rrëmben edhe një medalje olimpike për të rinj

Erza Muminoviq rrëmben edhe një medalje olimpike për të rinj

10 tetor 2018 22:10

Erza Muminoviqi ka fituar edhe një medalje të bronztë Olimpike në Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018.

Xhudistja kosovare këtë herë fitoi të bronztën në garat ekipore mikse të krijuara nga organizatorët dhe të emërtuara sipas qyteteve ku janë organizuar Lojërat Olimpike, bën të ditur KOK-u, transmeton Koha.net.

Muminoviq me ekipin e saj Rio de Janeiro, fituan të bronztën pas dy fitoreve ndaj Sydneyt dhe Atlantas, ndërsa u mposhtën në gjysmëfinale nga Athina.

Ajo në gjysmëfinale u mund sërish nga Devi Tangjam e Indisë, nga e cila ishte mposhtur edhe të dielën në individuale, kategoria -44 kilogramë.

Luftën e parë, xhudistja kosovare e fitoi ndaj rumunes Giorgia Hagianu, ndërsa humbi në të dytën nga Vusala Karimova e Azerbajxhanit.

Kujtojmë që të dielën, Erza Muminoviq fitoi medaljen e bronztë, të parën për Kosovën në LOR Buenos Aires 2018, në të cilat Kosova po merr pjesë për herë të parë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme