Sport

Guardiola nuk është i brengosur për formën e Agueros

Pep Guardiola thotë se nuk është fare i brengosur për formën e dobët të sulmuesit Sergio Aguero.

Para përballjes me Monacon të martën në Ligën e Kampionëve, Guardiola thotë se sulmuesi, që nuk po kalon në formë të mirë, ka eksperiencë të mjaftueshme dhe shumë shpejt do të rigjejë formën.

“Sergio ka eksperiencë mjaftueshëm. Ai e di, të gjithë e dinë. Mund të shënojë gola, di të krijojë hapësirë dhe të shfrytëzojë talentin që ka”, ka thënë Guardiola për “SkySports”.

Aguero ka shënuar 18 gola në të gjitha garat sivjet, përfshirë gjashtë nga Liga e Kampionëve.