Sport

Prishtina fiton derbin ndaj Hajvalisë

Derbi lokal ndërmjet Hajvalisë dhe Prishtinës i ka takuar skuadrës mysafire, transmeton Koha.net.

Prishtina fitoi minimalisht, me golin e vetëm të shënuar nga mesfushori Mergim Pefqeli në minutën e 15.

Me këtë fitore Prishtina merr vendin e dytë me 54 pikë, përderisa Hajvalia e pashpresë në vendin e fundit ka vetëm 7 pikë.