Reprezentuesi i Serbisë shpreh dëshirën të luajë për Kosovën

Reprezentuesi i Serbisë shpreh dëshirën të luajë për Kosovën

14 prill 2017 08:43

Një futbollist që ka luajtur për Serbinë dhe madje ishte edhe kapiten i saj, në të ardhmen mund të bëhet pjesë e Përfaqësueses së Kosovës. Bëhet fjalë për Arton Zekajn, futbollistin e Partizanit të Beogradit.

Zekaj 16-vjeçar ka shprehur interesim që t'i bashkohet Kosovës, përkatësisht njërës prej grupmoshave të saj. Kontaktet kanë nisur tashmë, shkruan sot Koha Ditore.

Nëse kjo lëvizje realizohet, Zekaj do të jetë lojtari i parë me të kaluar te Serbia që do të luajë për Kosovën. Ai tashmë ka vizituar Federatën e Futbollit të Kosovës dhe është takuar me drejtuesit e saj. Në vizitën që e bëri në Prishtinë dhjetë ditë më parë, futbollisti i talentuar ishte i shoqëruar nga babai, konsultanti i tij dhe përgjegjësi i klubit Partizan për zhvillimin e lojtarit.

Është Isa Sadriu, një prej futbollistëve më të mëdhenj që ka pasur Kosova, që ka aranzhuar takimin e Zekajt dhe përfaqësueseve të tij me drejtuesit e FFK-së. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme