Zeneli mungon për Kupë

Zeneli mungon për Kupë

26 shtator 2018 12:07

Sulmuesi i krahut Arbër Zeneli nuk do të paraqitet për Heerenveenin në ndeshjen kundër Katwijkut, në kuadër të 1\32 së Kupës së Holandës.

Siç është njoftuar të martën nga trajneri i Heernveenit, Olde Riekerink, Zeneli do të mungojë për çështje private. Ndeshja do të luhet të mërkurën (sot). Trajneri Riekerink ka thënë se do të ndihet mungesa e sulmuesit të krahut të majtë.

Reprezentuesi i Kosovës vlerësohet kyç te klubi holandez.

"Zeneli do të mungojë për çështje private. Por ne kemi synim që ta fitojmë ndeshjen dhe pse jo edhe Kupën", ka thënë Riekerink, njofton "omropfryslan.nl".

Zeneli 23-vjeçar në gjashtë ndeshje të këtij edicioni në kampionatin e Holandës ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me dy asistime.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme