Sport

Kosova dhe “Championsi”, një mal i madh qëndron në mes

Të martën janë luajtur ndeshjet e para të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve në basketboll. Ndonëse është pritur, skuadra kosovare Z Mobile Prishtina nuk luajti ndeshje të Championsit të martën mbrëma. Ajo vazhdoi me stërvitje të rregullta, ndërsa të mërkurën (sot) u kthehet sfidave vendore.

Në vend se të martën të priste Fribourgun zviceran, Prishtina të mërkurën (sonte) e pret Trepçën në ndeshjen e mbetur të xhiros së parë të Superligës së Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Është hera e dytë rresht që Prishtina ndalet në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Liga e Kampionëve është gara kryesore evropiane e klubeve e organizuar nga FIBA. Por për nga cilësia është vetëm niveli i tretë evropian, pas Euroligës dhe Euro Cup, që organizohen nga një organizatë tjetër (Euroleague Basketball).

Ndonëse niveli i tretë evropian, Prishtina po ka vështirësi të depërtojë në Champions. Ajo mbetet shumë larg Championsit të vërtetë, që llogaritet faza grupore e kësaj gare. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).