Sport

De Biasi afër kombëtares armene

Ish-përzgjedhësi i Shqipërisë në futboll, Gianni De Biasi, pritet të marrë drejtimin e një kombëtareje tjetër.

Ai ka udhëtuar drejt Armenisë ditët e fundit me qëllimin për të biseduar me presidentin e Federatës Armene të Futbollit për të marrë drejtimin e kësaj kombëtareje, shkruan KosovaPress.

Në Armeni shkruajnë se Artur Vanetsyan, presidenti i ri i Federatës, ka insistuar në këto bisedime dhe, sipas tij, italiani me pasaportë shqiptare është i duhuri për kombëtaren e vendit të tij.

Armenia në Ligën e Kombeve ndodhet në Divizionin D dhe ka grumbulluar tri pikë në dy ndeshjet e para. Humbja në ndeshjen direkte me Maqedoninë ka ndikuar menjëherë që përfundimisht të arrihet akordi me një trajner, i cili e njeh mirë situatën e eliminatoreve.

Pas largimit nga Shqipëria, De Biasi për një kohë të shkurtër ka drejtuar skuadrën spanjolle Deportivo Alaves.