Sport

FIFA zgjedh më të mirët e botës

21:59 - Luka Modriq shpallet futbollisti më i mirë në botë


21:52 - Marta shpallet më e mira e vitit

Braziliania Marta është shpallur futbollistja më e mirë e vitit 2018.

Image

21:40 - Formacioni i Vitit

David De Gea, Dani Alves, Raphael Varane, Sergio Ramos, Marcelo, Luka Modriq, N’Golo Kante, Eden Hazard, Lionel Messi, Kylian Mbappe, Cristiano Ronaldo.


21:35 - Lennart Thy fiton çmimin “Fair-Play”

Ai fitoi këtë çmim për ndihmën e tij dhënë një personi duke i dhuruar gjak për t’u shëruar.


21:31 - Tifozët e Perusë kanë fituar çmimin e tifozëve për vitin 2018.

Kjo pasi ata udhëtuan në numër rekord drejt Rusisë për të përcjellë kombëtaren e tyre në Botëror.


21:11 - Reynald Pedros – Trajneri më i mirë te kategoria e femrave

Reynald Pedros është përzgjedhur trajneri më i mirë i vitit nga FIFA për kategorinë e femrave.


21:05 - Thibaut Courtois – Portieri i Vitit

Image

Portieri i Real Madridit dhe i Belgjikës, Thibaut Courtois, është zgjedhur portieri më i mirë i vitit nga FIFA.

Belgu udhëhoqi kombëtaren e tij drejt pozitës së tretë në Botërorin “Rusia 2018”.

Ai këtë verë kaloi te Reali duke u larguar nga Chelsea.


21:00 - Didier Deschamps – Trajneri i Vitit

Image
Image

Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps, ka marrë çmimin për Trajnerin e Vitit nga FIFA.

Francezi udhëhoqi kombëtaren e tij drejt triumfit në Botërorin “Rusia 2018”.

Ai mposhti në top treshe përzgjedhësin e Kroacisë, Zlatko Daliq dhe ish-trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane.


20:56 - Goli më i bukur i vitit u shënua nga Salahu

Mohamed Salah ka marrë çmimin për golin më të bukur të vitit 2018, për supergolin ndaj Evertonit.

Ylli i Liverpolit deklaroi në ceremoni se mezi pret të marrë çmim tjetër sonte.


Ka nisur ceremonia e “FIFA Best Football Awards 2018”, për përzgjedhjen e më të mirëve.

Në ceremoninë e nisur në Londër do të ndahen nëntë çmime për të nderuar më të mirët e vitit.

Për Lojtarin e Vitit në garë janë Cristiano Ronaldo, Luka Modriq dhe Mohamed Salah.

FIFA sot zgjedh edhe Trajnerin e Vitit në të dy kategoritë, Futbollisten e Vitit, Portierin e Vitit, Golin më të bukur, çmimin e fansave, formacionin e vitit dhe çmimin për Fair Play.