Sport

Challandesi fton Kastratin

Paraqitjet fantastike me Lokomotivën e Zagrebit si dhe me Kosovën U21 kundër Irlandës kanë bërë që Lirim Kastrati të marrë ftesë nga përzgjedhësi i Kosovës A, Bernard Challandes.

Trajneri zviceran ia ka bërë me dije Kastratit se do ta ftojë në Kombëtare për dy ndeshjet e muajit tetor, kundër Maltës në “Fadil Vokrri” dhe Ishujve Faroe në udhëtim.

Lajmin për Sportin në KTV e ka bërë të ditur vet futbollisti, i cili ka thënë se do të luajë vetëm për Kosovën.