Sport

Vendimi i vështirë i Griezmannit për të refuzuar Barcelonën

Antoine Griezmann ka pranuar se vendimi për të refuzuar transferimin te Barcelona këtë verë ka qenë më i vështiri i karrierës së tij.

Sulmuesi francez ishte shumë pranë transferimit te Barcelona për 100 milionë euro, por njoftoi direkt në një dokumentar të transmetuar në një televizion spanjoll në qershor se do të mbetet te Atletico Madridi, transmeton “Koha Ditore”.

Griezmanni shënoi 19 gola në 32 ndeshje në ligë stinorin e kaluar, para se të realizonte katër gola në shtatë ndeshje në Kupën e Botës në Rusi duke ndihmuar Francën të bëhej kampione bote.

Griezmann 27-vjeçar ka folur hapur për ndikimin që vendimi pati në jetën e tij dhe për interesimin që tregoi Atletico për mirëqenien e tij gjatë kësaj periudhe sfiduese emocionale.

“Siç kam thënë, më është dhënë dashuri. Të gjithë donin të dinin se si isha. Ishte vendimi më i vështirë i karrierës sime. E zgjova bashkëshorten time në 3 të mëngjesit për të folur për këtë gjë”, ka thënë Griezmann për “Telefoot”.

Atletico përfundoi në vend të dytë stinorin e kaluar në La Liga, mirëpo ka pasur një start jo të mirë të këtij stinori, duke fituar vetëm dy nga pesë ndeshjet e para në La Liga dhe ka tetë pikë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)