Sport

Deschamps thotë se Pogba po keqkuptohet

Descriptive Text

Mesfushori francez i Manchester Unitedit, Paul Pogba është keqkuptuar nga tifozët dhe mediat. Kështu vlerëson seleksionuesi i Francës, Didier Deschamps.

Pogba 25-vjeçar ishte lënë në bankinë në një kohë stinorin e kaluar dhe së fundi ka lënë të kuptohet se është i pakënaqur me jetën e tij në “Old Trafford”, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”.

Po ashtu paraqitjet e tij kanë qenë të përziera. Ai asistoi golin e parë të shtunën ndaj Wolverhamptonit, por më pas humbi topin që çoi te goli i barazimit. Ndeshja përfundoi 1:1.

Deschamps ka thënë se perceptimi për Pogban si një individualist është jo i saktë.

Pogba, që i ishte bashkuar Manchester Unitedit nga Juventusi në verën e vitit 2016 për rekord të botës atëherë prej 105 milionë eurosh, ka impresionuar me përfaqësuesen e Francës të udhëhequr nga Deschampsi këtë verë, duke e fituar titullin e botës. Ai kishte shënuar golin e tretë në finalen ndaj Kroacisë, që Franca e fitoi me shifrat 4:2... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)