Sport

100 ndeshje për Xhakën tek Arsenali

Mesfushori Granit Xhaka të dielën ka regjistruar ndeshjen jubilare, të 100-të me fanellën e Arsenalit.

Ai ishte i pazëvendësueshëm në fitoren që Arsenali e shënoi në shtëpi kundër Evertonit (2:0), në kuadër të xhiros së gjashtë në Premier League, transmeton Koha.net.

Xhaka është pjesë e Arsenalit prej vitit 2016, kurse këtë edicion ka një gol e një asistim në gjashtë ndeshje kampionale. Me këtë fitore Arsenali është ngritur në pozitën e gjashtë në tabelë me 12 pikë të grumbulluara.

Krahas Xhakës te Arsenali në fitoren ndaj Evertonit ka luajtur për 90 minuta edhe qendërmbrojtësi Shkodran Mustafi. Ndërkohë, Florent Hadërgjonaj nuk është aktivizuar fare te skuadra e Huddersfieldit që të shtunën pësoi humbje në udhëtim, 3:1, nga Leicesteri.