Sport

Drita fiton derbin ndaj Prishtinës, Gjilani mposht Ferizajn

Descriptive Text

Derbi i javës së gjashtë në Superligën e Kosovës në futbolli ndërmjet Dritës dhe Prishtinës i ka takuar ekipit vendas, përderisa edhe Gjilani shënoi fitore në udhëtim te Ferizaj.

1 me 0 ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes Drita – Prishtina, transmeton Koha.net.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi mbrojtësi Arbër Shala në minutën e 59.

Në minutën e 80 Drita mbeti me një lojtar më pak në fushë kur Liridon Leci u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Kurse në sfidën tjetër Gjilani arriti ta mposhtë Ferizajn në udhëtim me rezultat prej 0-2.

Tabela aktuale është kjo:

Image